Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Rigers Sheqeri. Pezullimi i tij është bërë para disa ditësh.

Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Keti Banushi ndërkohë që hetimet vijojnë të thellohen për një skemë të dyshuar abuzimi me lejet dhe ndërtimet në kryeqytet.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë