Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka rikthyer një tezë të vitit 1924. Ndreu shkruan se me një dekret të vitit 1924, Fan Noli, emërtoi Shëngjinin me emrin “Wilson”, në nder të Presidentit Amerikan, Woodrow Wilson.

Ai shton se shoqata “Vatra” ia komunikoi vendimin agjencisë “Associated Press”, e cila e shpërndau në të gjithë shtypin amerikan dhe ata shprehën mirënjohjen e tyre për nderin.

“Po sikur ta ribëjmë përsëri vendimin?!”, shtron pyetjen Ndreu.

Postimi:

Me nje dekret te vitit 1924, Fan Noli, emertoi Shengjinin me emrin “Wilson”, ne nder te Presidentit Amerikan te asaj kohe, Wilson!

Shoqeria “Vatra” ja komunikoi vendimin agjensise “Associated Press” e cila e shperndau ne gjithe shtypin amerikan. Amerikanet shprehen mirenjohjen e tyre per nderin qe vendi yne ju beri! Po sikur ta ribejme perseri vendimin?! Me poshte dekreti dhe komenti per lajmin!