Personi në foto është Dashnor Dumani, vëllai i të penduari të drejtësisë Nuredin Dumanit.  Dashnor Dumani pritet që të mbërrije ditën e sotme në Tiranë, pasi u ekstradua nga Dubai, ku u arrestua.

Dumani rezulton i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë. Po ashtu, Dashnor Dumani dyshohet se ka qenë pjesë e Masakrës së Bradasheshit, ku u vranë 3 familjarë të Erion Alibej.

Herën e parë që Dashnor Dumani u skedua nga policia ishte më 18 janar të vitit 2015, kur së bashku me 3 persona të tjerë u kap me “C4” në qytetin e Durrësit.  Në pranga bashkë me të përfunduan Febjus Dauti, Asllan Plaku dhe Bledar Plaku. Asokohe u zbulua nga një bisedë telefonike që kishte bërë Dauti se do të shkonin që të vendosnin tritol “me porosi”.

Pasi kryenin porositë, grupi merrte paratë dhe më pas i ndanin me njëri-tjetrin. Shënjestrat nuk ishin gjithmonë persona të caktuar, por edhe makina, komisariate policie dhe shtylla tensioni, apo ku do që të bëhet porosia. Në disa raste dilnin edhe nga zonat e tyre të influencës duke u future edhe në Krujë e Fushë Krujë.  Nga ana tjetër, raportohet se para se të kthehej në Shqipëri, kishte ngritur një ‘karrierë’ jashtë vendit si shfrytëzues prostitucioni, vepër penale për të cilin gjithashtu ishte dënuar në Francë.

Megjithëse vëllai i tij ishte emër më i njohur në Shqipëri, ‘rrënjët’ e Dashnor dumanit ishin më të thella në botën e krimit. Madje, Nuredin e ka njohur Talo Çelën vetëm për shkak të të vëllait.

Gjithsesi, shuëm shpejt dy vëllezërit do ktheheshin në ‘armiq’, pasi i përkisnin dy grupeve kriminale rivale. Dashnori punonte për llogari të Çopjave  me Talo Çelën, teksa Nuredini ishte kthyer në një ndihmës të Erion Alibej në planin e tij për të marrë hak.

Megjithatë, vëllezërit komunikonin shpesh me njëri-tjetrin, e po ashtu se në disa raste mund të kenë këmbyer informacione të vlefshme për grupet ku bënin pjesë.  Kjo vihet re edhe në një pjesë të dosjes “Plumbi i Artë”, ku Prokurorët e SPAK kanë zbardhur disa biseda në “SkyECC”, ku Nuredini kërkon që të flasë me të vëllain.

Nuredin Dumani, duke përdorur aplikacionin “SkyECC” i shkruan një të njohuri të tij (i paidentifikuar me emër) që t’i çojë telefonin e tij Dashnorit. Nuredin Dumani i thotë të vëllait se Talo Çela ka dhënë detaje duke orientuar Policinë për vendin se ku duhet të kërkonin për ta. Më pas, në një moment tjetër i thotë se kishin një hasmëri të re në Durrës, atje ku disa persona që kërkonin t’i vrisnin. Por nuk kuptohet se për kë e kishte fjalën. Ndaj për të mbrojtur veten, i kërkoi që t’i tregonte t’i tregonte se çfarë dinte për Talo Çelën.

Një ndër pyetjet që Nuredin Dumani i bën të vëllait është se ku i gjenin makinat që përdornin për të bërë vrasje. Më pas, i kërkon informacion për bazat e Talo Çelës dhe se ku ishin njerëzit që e mbështesnin grupit e tij. Në përgjigje, Dashnor Dumani i thotë se “makinat dilnin nga Elbasani”, por nuk i jep detaje të tjera lidhur me grupin e Talo Çelës, ku bënte pjesë edhe vetë.

Në të gjithë dosjen e SPAK, para hetuesve duket se Nuredini nuk e kursen aspak të vëllain. Madje tregon çdo episod që di për “punët e tij”. Pa e censuruar aspak emrin e të vëllait, para hetuesve Dumani zbërthehet dhe jep emrat e personave të përfshirë në masakrën e Bradasheshit, pore dhe në grabitjene Rinasit.

“Dashi më ka treguar se në atë ngjarje (masakra e Bradasheshit) kanë marrë pjesë shumë persona, ku një prej tyre është Fatos Gosa ka dhënë në vijimësi informacione në lidhje me lëvizjet e Endrit Alibej natën e atentatit si dhe në ditë të tjera para atentatit. Atë natë para se t’i bëhej atentati Endrit Alibej së bashku me mamanë e tij, bashkëshorten e tij, e cila është shtetase rumune dhe në atë kohë ka qenë shtatzënë. Nga vëllai im Dashi, kam mësuar se vrasjen e Endrit Alibej është tentuar që të bëhej edhe ditë të tjera, konkretisht 5-6 ditë para ngjarjes. Persona pjesëmarrës në këtë ngjarje kanë qenë Talo Çela, Altin Ndoci, Miri Haxhia, Dorian Shkoza, Mikael Qosja, Gent Sharra, Eljo Bitri, vëllai im Dashnor Dumani si dhe persona të tjerë që mund të dijë vëllai im. Në këtë ngjarje, atë natë Gent Sharra ka pasur rolin e organizimit të vrasjes sepse ai ka mundësuar vënien në dispozicion të makinës tip ‘Benz’. Atë natë makinën ka shkuar dhe e ka marrë në këtë shtëpi Gent Sharra së bashku me vëllain tim. Pasi Gent Sharra ka marrë makinën ia ka dhënë Dashit, i cili më pas e ka dëguar tek vendi tjetër që përdorej si bazë nga atentatorët. Dashi më ka treguar se atë natë ka qenë në makinën e atentatorëve së bashku me Altin Ndocin, Talo Çelën dhe Mir Haxhinë.

Për këtë ngjarje unë kam folur me Dashin nëpërmjet një telefoni të kriptuar, ku edhe e kam pyetur nëse ai ka marrë pjesë në atë ngjarje (masakrën) dhe çfarë roli ka patur. Dashi më ka treguar se ai ka marrë pjesë tek vrasja e trefishtë e Bradasheshit, ku ka qenë në një makinë me atentatorët por nuk ka goditur sepse ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe është hutuar. Në bisedë me Dashin me telefon të kriptuar SkyECC vetëm kaq kam biseduar në lidhje me këtë ngjarje. Ndërsa detajet Dashi mi ka treguar kur ka qenë në Shqipëri para se të largohej në Gjermani në vitin 20169, por në atë kohë nuk më tregoi se ai kishte marrë  pjesë këtë gjë ma  pohoi më pas kur ai ndodhej në Gjermani kur kemi biseduar me telefon të kriptuar. Nga Dashi kam mësuar se në atentatin ndaj Endrit Alibej dhe të afërmve të tij kanë marrë pjesë 2 makina, në të cilat kanë qenë Talo Çela, Miri Haxhia, Altin Ndoci, Dorian Shkoza dhe Dashi. Gjithashtu ka patur edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar atentatorët atë natë, por nuk i di me emra konkret,”-rrëfen Dumani.

Në një moment tjetër tregon sesi ka bërë plane me të vëllain për të vrarë Talo Çelën. Në rrëfime, por edhe në bisedat që janë zbardhur nga “SkyECC”, Nuredin Dumani paralajmëron të vëllain, se mund të arrestohet nga policia, për shkak të deklaratave që Talo Çela ka dhënë në media.

“Nuredin Dumani, i shprehet vëllait të tij Dashnor Dumani, të cilit i thotë se duhet ti kishin shfarosur Kelin (Mikael Qosjan), Talon dhe të tjerët pasi ata mund të kishin vrarë Nuredinin dhe Dashin nëse ky i fundit do kishte qenë në Shqipëri. Nuredini i kërkon Dashit ta ndihmojë për të kapur Talo Çelën, për të cilin shprehet se është bukë shkelur dhe do ja marrë shpirtin. Nuredini i shpjegoni Dashit se, policia mund ta arrestoj Dashin pas deklaratave që Talo Çela ka bërë në media. Nuredini, i tregon Dashit se nuk ka qen me Talon dhe Altinin në vrasjet që ka kryer në Durrës, por mekaniku (ku i referohet Klevis Allës), ka përfshirë Talon dhe Altin Ndocin. Nuredini i tregon vëllait të tij Dashit se ka biseduar me Talo Çelën dhe Mikael Qosen, të cilët kanë akuzuar Nuredinin dhe Dashin për vrasjet.

Në vijim Nuredini i shpjegon i shpjegon vëllait të tij se pas vrasjes së Besmir Haxhisë, Nuredin Dumani ka biseduar me Kelin (Mikael Qosen), të cilit i ka kërkuar ti japë Talo Çelën, ndërsa Keli-i-ka-ofruar-2-milion-Buro-dhe-Talon-në këmbim-të vrasjes së ‘Krymit’ (Erion Alibej) nga Nuredini. Nuredini ka pranuar duke i kërkuar 1 milion Euro dhe pasi të jepte prova që mund ta kapte krymin (Erion Alibej) Keli duhet ti jepet Talo Çelën në të kundërt nuk bëhej. Nuk kanë rënë dakord dhe më pas Keli e ka pyetur Nuredinin se përse i ka vrarë njerëzit e tij. Nuredini i tregon vëllait të tij se Kelit (Mikael Qoses) i ka vrarë dy njerëz, djalin e hallës me 25 thika dhe shokun më të ngushtë Ilin që ka patur servis,”- thuhet më tej në dosje.

Dashnor Dumani akuzohet për vrasjen e familjarëve të Erion Alibej, megjithëse këtë fakt i vëllai vijon ta mohojë.  Në takimin që ka pasur me Nuredin Dumanin, Erion Alibej kujton se nuk ia kishte vënë në diskutim fare faktin që i vëllai kishte gisht në masakrën që iu bë familjes së tij. Por sërish, Nuredini ia kishte mohuar.

“Në fund të bisedës me Nuredinin, pasi ai mbaroi shpjegimet e tij, unë fillova të jap shpjegimet e mia dhe në fund të bisedës i thashë, duke e akuzuar drejtpërdrejt që:”…Dashnori, vëllai yt, ka qenë ekzekutor, në ngjarjen e Endritit, ndërsa ti ke qenë në burg në Francë, dhe vëllai tjetër ka qenë në burg në Shqipëri…Nuredinit, sapo i thashë për Dashin, nuk e pranoi atë që i thashë unë. Unë i them Nuredinit edhe sikur Dashi, vëllai yt, të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi, unë bëj be dhe vë dorën në Kuran përpara teje dhe betohem që gjakun e keni të falur nga unë…Por vetëm më rri besnik, tregohu i sinqertë, m’i trego të gjitha gjërat sesi janë…”-ka treguar Erjon Alibej.