Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, është liruar nga qelia këtë të enjte, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e cila ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.
Vendimi u dha mëngjesin e sotëm nga gjyqtari Erjon Çela.
Ky zhvillim vjen një ditë pasi Gjykata e Lartë kishte rrëzuar rekursin e Fetahut për ndryshimin e masës së sigurisë, duke e lënë në fuqi “arrestin me burg”, vendim që u rrëzua sot nga GJKKO.