Një shqiptar 28-vjeçar, i identifikuar me inicialet M.A., u arrestua nga policia në Alba Adriatica për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në zonën e Askoli.

Sipas mediave italiane, ai është i njohur për precedentë penalë dhe dyshohet se bënte pjesë në një rrjet shpërndarësish lokalë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestruar rreth 25 gramë kokainë, një peshore precize, materiale paketimi dhe 3.800 euro cash, të gjitha të lidhura me aktivitetin kriminal.

M.A. u arrestua në flagrancë dhe, me urdhër të Prokurorisë së Teramos, u vendos nën arrest shtëpiak.

Hetimet vijojnë për identifikimin e rrjetit të shpërndarjes dhe për parandalimin e shpërndarjes së mëtejshme të drogës në zonë.