Shqipëria dhe Kosova patën momentin e tyre në këtë takim inaugures të Bordit të Paqes.

Teksa Donald Trump falënderoi Edi Ramën për praninë e tij në këtë Bord, mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA për Kosovën e bëri ndaj presidentes dhe të vetmes grua në këtë forum, Vjosa Osmani, ndërsa dy shtetet e Ballkanit do të kontribuojnë me personel për ruajtjen e paqes në Gaza. I ftuar në ‘Top Story’, ministri Pirro Vëngu u shpreh se pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes nuk ishte surprizë për ta, por një finalizim i një përpjekje disa mujore.

“Besoj që është e dobishme ta vendosim në kontekst çfarë ka ndodhur sot. Është kulmi i një përpjekjeje disa mujore të SHBA-së, që e ka legjitimuar këtë proces. Nuk ishte surprizë kjo ftesë, ishte një ftesë e mirëpritur. Kjo demonstron që Shqipëria, përtej modestisë, arrin gjithmonë përmes angazhimit të luajë në një rang më të lartë sesa i takon.

Shqipëria është angazhuar edhe në takime me forcat ushtarake për forcat që do të sigurojnë paqen në Rripin e Gazës, që do të angazhohen për rregullat e angazhimit dhe objektivat, ku vende si Shqipëria dhe Kosova do të angazhohen. Ne do të angazhohemi me shtabe ushtarake dhe jo me financime monetare. Besoj se pjesëmarrja sot vjen edhe si efekt i qëndrueshmërisë që kemi ndjekur për marrëdhëniet Izrael-Palestinë. Më besoni kur ju them që ne që e kemi ndjekur këtë proces, kjo pjesëmarrje ka ardhur krejt natyrshëm”, u shpreh ministri Vëngu.