Një 16-vjeçar ka mbërritur pak minuta më parë i plagosur me thikë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje mes disa adoleshentëve, ku njëri prej tyre ka përdorur një mjet prerës, duke lënë të plagosur moshatarin e tij.

Policia dhe ekspertët ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe motivet e incidentit.