Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë.

Burimet bëjnë me dije se i riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë zemrës.

Po ashtu mësohet se aktualisht ai gjendet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet kontrolleve përkatëse.

Mjekët kanë bërë të ditur se ai ka mbërritur në gjendje koshiente në spital.

Ndërkohë nuk dihen motivet e plagosjes së tij me thikë, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.