Një minator është plagosur në minierën e bakrit në Munellë.

Bëhet me dije se minatori është identifikuar me inicialet S.O, 33 vjeç, teksa është dërguar për të marrë ndihmën e parë në spital.

I riu aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër policia ka konfirmuar se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. J., 54 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në minierë.

Njoftim:

Specialistët kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. J., 54 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në minierën e bakrit në Munellë, pasi gjatë punës në këtë minierë, është dëmtuar një punëtor, shtetasi S. O., 33 vjeç, banues në Fushë Arrëz, i cili mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.