Është vetedorëzuar në polici, autori i plagosjes me armë zjarri të 29-vjeçarit, ditën e martë në Krumë të Hasit.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat i punës së pandërprerë të Policisë dhe negociatave me familjarët e tij, autori është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, së bashku me armën e zjarrit, e dyshuar si arma e përdorur në kryerjen e plagosjes, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, një dylbi, një antiplumb dhe municion luftarak.

Veprimet procedurale vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes.