Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Mbrostar, ku një i ri 23-vjeçar, Jashar Zyka, ka qëlluar me armë babanë e tij, duke e plagosur në këmbë.

Sipas policisë, konflikti nisi kur babai i kërkoi të birit të shtrohej për trajtim psikiatrik. Kjo kërkesë nuk u prit mirë nga 23-vjeçari, i cili reagoi me dhunë. Ai mori një armë të modifikuar vetë dhe qëlloi në drejtim të të atit.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin e Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori u arrestua nga policia dhe ndaj tij kanë nisur procedurat ligjore.

Sipas hetimeve paraprake, arma me të cilën u qëllua është ndërtuar në mënyrë artizanale nga vetë autori, duke ndjekur manuale të gjetura në internet.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.