Personi që po terrorizon Elbasanin, duke qëlluar me armë policinë dhe duke palgosur dy qytetarë të rastit është me të meta mendore.


 71-vjeçari ka hapur zjarr ndaj Policisë dhe po vijon të qëllojë duke bërë rezistencë.


 Policinë e ka lajmëruar bashkëshortja e autorit, pas një konflikti në familje që ka pasur mes çiftit.


Lefter Zhidru, 71 vjeç, në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.


Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.