Arrestohet adoleshenti që plagosi me mjet prerës bashkëmoshatarin në Fier

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka plagosur me mjet prerës një 16-vjeçar, pas një konflikti të çastit. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen “Mbrostar Ferko”, ku autori goditi në këmbë viktimën për motive të dobëta.

Pas disa orësh kërkimi, policia arriti të kapë dhe të shoqërojë 17-vjeçarin, i cili ndodhet tashmë në komisariatin e Fierit, ku po kryhen hetimet. I plagosuri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.