Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit për konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi të urës së qytetit të Librazhdit, organizuan punën për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-H. D., 75 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”;
-A. H., 48 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 04.03.2026, rreth orës 20:20, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. D. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. M., 46 vjeç, banues në Librazhd, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.