Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurimit “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik” për 26-vjeçarin Itles Sula, i cili pak ditë më parë plagosi rëndë nënën e tij në Maqellarë.

Arrestimi i tij u vlerësua si i ligjshëm, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “Plagosje të rëndë me dashje”.

Autori dyshohet se vuante prej kohësh nga depresioni. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën familjare, ku ai goditi të ëmën, 50-vjeçaren N. S., drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest. E plagosura u dërgua në gjendje kritike në Spitalin e Traumës, ku vijon trajtimin mjekësor.