Mikel Hoxha është ekstraduar sot nga Mbretëria e Bashkuar.

33-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021 e ka dënuar me 5 (pesë) vjet burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Hoxha është nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici, ishte shpallur në kërkim që prej qershorit 2018, pas një ngjarjeje me armë zjarri të ndodhur në qytetin e Gramshit. Fillimisht, më 23 prill 2021, Hoxha u dënua në mungesë me 17 vite burg.

Por, Gjykata e Apelit Durrës ndryshoi më pas kualifikimin ligjor të veprës penale, duke e riklasifikuar në “Plagosje e rëndë me dashje” dhe e dënoi atë me 4 vite heqje lirie.

Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi në qershor të vitit 2018, në sheshin kryesor të qytetit të Gramshit, përballë komisariatit të policisë, ku pas një konflikti pati të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë, mbeti i plagosur Admir Haruni, banor i zonës