Drejtori i qendrës shëndetësore Cakran, Tonin Xhelaj, ka dhënë detaje mbi gjendjen e 17-vjeçarit që u plagos ditën e sotme pas një sherri me një bashkëmoshatar, në gjimnazin e fshatit.
Ai ka pohuar se i 17-vjeçari i dëmtuar është paraqitur për ndihme mjekësore i shoqëruar nga shokët teksa zbulon se ka marrë 4 plagë. Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabile, jashtë rrezikut për jetën, dhe se 17-vjeçari u transportua në spitalin rajonal të Fierit për mjekim të specializuar.
“Kur ndodhi ngjarja nuk isha prezent. Më morën në telefon mësuesit, më thanë ka ndodhur një ngjarje. Sa ngritëm grupin për të shkuar në vendngjarje, personin e sollën këtu mësuesit dhe nxënësit, shokët e vetë. Ishte me pak hemorragji në krahun e majtë, dukej që ishte goditur me mjete prerëse.
Gjendja e pacientit ishte shumë e mirë, e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Është një aksident, një grindje mes shokëve. Iu dha ndihma e parë këtu më pas u nis për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal të Fierit. Kishte 4 goditje, dy të vogla dhe dy më të mëdha, por në vlerësimin tim mu duk jashtë rrezikut për jetën.”– tha mjeku.