Policia e Tiranës ka arrestuar Saimir dhe Elvir Gjuta, babai dhe kushëriri i Erisjaldo Gjuta, lidhur me ngjarjen ku e dashura e këtij të fundit, një 18-vjeçare, u vetëplagos me armë zjarri.

Specialistët e Hetimit të Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kapën të dy të arrestuarit, të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, lidhur me ngjarjen e datës 14.02.2026 në Sauk.

Pas konsultimit me prokurorin, është vendosur që Saimir dhe Elvir Gjuta të hetohen në gjendje të lirë, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kapën shtetasit S. Gj. dhe E. Gj., të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, për ngjarjen e ndodhur më datë 14.02.2026, në Sauk, ku u vetëplagos një 18-vjeçare. Pas konsultimit me Prokurorin, u vendos që këta shtetas të hetohen në gjendje të lirë.”, sqaron policia.