Vladimir Bruçi ishte 62-vjeçari i cili u dhunua një ditë më parë në lagjen “Rus” në Shkodër. Bëhet me dije se dhuna ka nisur për shkak të një konflikti për vendparkim të automjeteve.
Policia ka raportuar se në këtë përplasje u përfshinë gjashtë persona. Në pranga ra 47-vjeçari Edmond Sakicaj dhe u shpallën në kërkim Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani, dhe Alban Bruçi. Autorët kanë dhunuar fizikisht dhe me sende të forta 62-vjeçarin i cili ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të rënda.
Sipas policisë, 47-vjeçari i arrestuar ka pasur me vete armë zjarri.
Ndaj autorëve rëndojnë veprat penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
