Detaje të reja janë mësuar nga plagosja policit gjatë natës në Tiranë. Media, mëson se i plagosur ka mbetur efektivi Anxhelo Kumaraku.

Efektivi i policisë mësohet se është agjent pranë komisariatit nr.4. Ndërsa raportohet se është qëlluar me armë në këmbë.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë afër banesës së tij i shoqëruar nga komshiu, një person me masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.

Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pikërisht komshiu i efektivit. Atentat që dyshohet të jetë kryer për prishje të pazareve të drogës me persona të tjerë.

Nuk dihet fakti pse efektivi ishte shoqëruar me objektivin i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe në momentin e ngjarjes kishte thyer vendimin e gjykatës.

Ndërkohë efektivi i plagosur Anxhelo Kumaraku nuk ka njoftuar policinë për thyerjen e masës së sigurisë që kryente komshiu i tij.