10 minuta pasi Egli Pashollari u vra me thikë, një tjetër ngjarje ë rëndë ndodhi në kryeqytet.
Akil Kokaxhiu mbeti i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në Rrugën e Kavajës në kryeqytet.
Siç raporton Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, autori i të shtënave dhe plagosjes së Akil Kokaxhiut ishte Besjar Ferazini.
Përplasja nisi në një restorant në rrugën e Kavajës, ku Kokaxhiu ka qenë duke drekuar me të fejuarën.
Të dy kanë debatuar me fjalë e më pas Besjar Ferazini ka nxjerrë armën dhe e ka goditur Akil Kokaxhiun në bark.
