Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku një person mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri.
Autori i plagosjes është Izvi Gucia, pronar i servisit ku ndodhi ngjarja. Ai është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka plagosur me armë zjarri 45-vjeçarin e identifikuar si Genc Hoxha. Ky i fundit është dërguar drejt spitalit me ambulancë për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bëri me dije se Hoxha ka marrë plumba në këmbë.



