Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 1 në Sarandë, duke shkaktuar alarm në zonë.

I plagosuri është identifikuar si Olsi Mucodemi, 42 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve spitalore, 42-vjeçari ka marrë plagë me thikë në gjoks, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij paraqitet relativisht e mirë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.

Ndërkohë, është publikuar edhe fotoja e të plagosurit pas ngjarjes së rëndë.