Një 52-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në lagjen nr. 1 të Durrësit.
I plagosuri, i identifikuar si Elton Shllaku, me profesion avokat, dyshohet se është qëlluar në dorë. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, autori i dyshuar i ngjarjes është 61-vjeçari Fatmir Ferhati. Menjëherë pas të shtënave, uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave që çuan në konflikt.
Deri tani nuk është bërë e ditur nëse sulmi lidhet me aktivitetin profesional të avokatit apo nëse pas përplasjes qëndrojnë motive të tjera.
