Detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur në oborrin e gjimnazit ‘Shote Galica’ në Fushë Krujë. 

Mësohet se 18-vjeçari Klisman është qëlluar një herë në qafë.

Është paraqitur në Ambulancën e Fushë Krujës me këmbët e veta, me thikën të pa hequr dhe në këtë mënyrë është dërguar pranë Spitalit të Traumës.

Sipas informacioneve ka humbur shumë gjak dhe është në rrezik për jetën