Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Laknas, ku një grua është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu.

Policia bën me dije se e lënduar ka mbetur shtetasja me iniciale E. L., rreth 30 vjeçe, e cila në momentin e ngjarjes ndodhej në oborrin e shtëpisë së xhaxhait të saj. Sipas bluve, xhaxhai i së resë, 73-vjeçari me iniciale N. Sh., ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe mbesën e tij.

Si rezultat i veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i 73 vjeçarit, për veprime të metejshme proceduriale, ndërsa 30-vjeçarja pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:30, është marrë njoftim se në poliklinikën në Kamëz është paraqitur për mjekim shtetasja E. L., rreth 30 vjeçe. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Grupi Hetimor me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasit N. Sh., rreth 73 vjeç, banues në Laknas, për veprime të metejshme proceduriale.

Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe shtetasen E. L, e cila po qëndronte në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, në Laknas. 30-vjeçarja pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.