Një plagosje me thikë ka ndodhur në Korçë, ku një i ri ka goditur ish-partneren e tij pas një konflikti.

Sipas burimeve nga policia, i plagosuri është ish-partnerja e autorit, e cila ka marrë dëmtime në mjekër.

Ajo raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Shkaku i këtij incidenti ka qenë ndarja mes dy të rinjve, dhe sipas informacioneve, autori ka qenë i dënuar më parë për përndjekje. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.