Policia ka dhënë detaje lidhur me sherri e ndodhur në Korçë, ku një person mbeti i plagosur me thikë dhe dy të tjerë të lënduar nga përplasjet.

Blutë sqarojnë se dy vëllezër, 47 dhe 53-vjeç, janë konfliktuar me dy vëllezër të tjerë 33 dhe 23 vjeç. Si pasojë, të gjithë kanë pësuar dëmtime nga mjeti prerës dhe nga mjetet e forta, ndërkohë ndodhen në spital jashtë rrezikut. Sipas informacioneve paraprake nga hetimet, dyshohet se sherri ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi përdorimin e hapësirës publike, konkretisht për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve në ambientet e jashtme të dy lokaleve.

Konflikti ndodhi në zonën e “Pazarit të vjetër”, të qytetit juglindor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.04.2026, rreth orës 08:00, në zonën e “Pazarit”, në Korçë, ka ndodhur një konflikt midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç. Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.