Autori i plagosjes së Arsen Beqiri mbrëmjen e 23 dhjetorit në sheshin Skënderbej është arrestuar ditën e sotme.
Policia bën me dije se 22-vjeçari Ensi Shtubina është kapur në lagjen “Rus” të Shkodrës nga uniformat blu me njv armë zjarri tip pistolete me vete.
I riu akuzohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë 24-vjeçarin Arsen Beqiri, mbrëmjen e 23 Dhjetorit, përballë spitalit të Shkodrës në lagjen “Skënderbeg”. Fillimisht ata kanë debatuar me njëri-tjetrin për motive banale dhe më pas 22-vjeçari ka nxjerrë armën nga brezi duke e qëlluar në këmbë Beqirin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
