Policia ka arrestuar dy persona në Shkodër. Ata janë arrestuar nga forcat blu, pasi dyshohet se janë autorët e ngjarjes së mbrëmshme ku u qëllua me armë drejt Edison Tiranës. Të arrestuarit janë dy vëllezrit Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj, banues në fshatin Pjetroshan të Malësisë së Madhe. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe nipi i tyre. Dy vëllezërit dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri drejt Edison Tiranës, 42 vjeç banues në fshatin Trush.

Konflikti mes tyre ka nisur në doganën e Hanit të Hotit për çështje parakalimi. Ata kanë parakaluar disa herë njëra-tjetrën dhe më pas janë ndaluar për t’u sqaruar. Situata ka agravuar në konflikt fizik dhe më pas Gjovalin dhe Pëllumb Gjekaj kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme automjetin tip “Mercedes Benz” të Edison Tiranës.

Plumbat kanë goditur gomat e makinës së Tiranës dhe më pas ai ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me bordurën e një karburanti. Edison Tirana ka dalë nga makina dhe është fshehur afër një zone, për t’i shpëtuar plumbave.

Më pas dy vëllezrit e kanë gjetur ku ishte fshehur Tirana dhe e kanë goditut me sende të forta. Aktualisht Edison Tirana është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë ndihen e specializuar mjeksore. Të arrestuarit janë shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa policia po heton me shumë mbi rastin.