Policia ka zbardhur ngjarjen e nodhur pasditen e kësaj të marte në Shkodër, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri.
Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur një 38-vjeçar i identifikuar si Tonin Larushku, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia sqaron se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ndërsa autori është një 29-vjeçar i identifikuar si Luverdo Kola.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.
Ndërkohë, në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen .
Njoftimi i plotë i policisë:
Shkodër
Policia identifikon autorin e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Në zonën e quajtur Prek Cali, të qytetit të Shkodrës, shtetasi T.L, 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës, si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.
Në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen .
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes