
Pamjet e rënda se si u dhunua fisi Maja nga anëtarë të fisit Rraja kanë bërë bujë të madhe në rrjet ndërkohë që solli një valë reagimesh nga institucionet kryesore dhe një valë shkarkimesh.
Ditën e sotme bëhet me dije se Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majas.
Mësohet se ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopinj bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimit duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.
Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve.
Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.


