Një person rreth 50 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në zonën e Vollgës, në Durrës.

Ngjarja është raportuar në lagjen nr. 1, ku i plagosuri dyshohet se ka marrë një plumb në dorë. Ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit. Ndërkohë, ende nuk ka të dhëna të qarta për autorin apo motivin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të plagosjes.