Një konflikt për motive të dobëta në Laç ka përfunduar me plagosjen e një 50-vjeçari dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.
Policia njofton se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në fshatin Gjormë të Kurbinit, ku pas një sherri të çastit, 33-vjeçari E. D., alias E. B., goditi me thikë në krah shtetasin A. H., 50 vjeç.
I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtimin mjekësor dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia arrestoi autorin dhe sekuestroi thikën e përdorur në krim. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.
