Një plagosje ka ndodhur pak pas mesnate në Berat.
Policia bën me dije se rreth orës 00:55 të së hënës, një 37-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital pasi u plagos me armë zjarri në hyrje të qytetit.
Mësohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
