Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si “Rrota e Kuqe”, në lagjen nr. 13.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i konfliktit mes personave të përfshirë ka qenë një vend parkimi. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.