Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Tiranë ndodhur pak minuta më parë.

Sipas gazetares Semiljana Azizi bëhet me dije se konflikti ka ndodhur në një lokal teksa ka qenë një konflikt çasti.
Ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë te Liqeni dhe kanë shkuar shërbimet për ta verifikuar. Paraprakisht dyshohet për një konflikt çastit, ku njëri dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Deri tani ska informacion zyrtar nga policia për persona të plagosur me armë zjarri, megjithatë burimet për Gazeta Shqip raportojnë të kundërtën.

Burimet i konfirmojnë gazetares se i plagosuri po merr ndihmën e parë pranë një spitali privat.
Policia ndodhet në terren dhe po kryenin verifikimet.