Ish-presidenti amerikan Donald Trump, duke folur para gazetarëve në bazën ushtarake të Quantico-s përpara një fjalimi të rëndësishëm, bëri deklarata të forta lidhur me krizën në Gaza. Ai paralajmëroi Hamasin se ka vetëm “tre ose katër ditë” kohë për të pranuar planin e tij për paqe, duke shtuar se “ka shumë pak hapësirë për negociata”.
Ndërkohë, Katari ka njoftuar një takim urgjent me përfaqësues të Hamasit dhe Turqisë, që do të zhvillohet sonte në mbrëmje, me fokus situatën në Gaza dhe mundësinë e një armëpushimi të përkohshëm.
Gjatë fjalës së tij përpara një grupi gjeneralësh amerikanë, Trump deklaroi me krenari se gjatë nëntë muajve të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë “ka zgjidhur shtatë luftëra – dhe ndoshta dje zgjidha edhe më të madhën prej tyre”.
Ai gjithashtu përsëriti dëshirën për të ndërmjetësuar një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, duke thënë se paqja mes Rusisë dhe Ukrainës është “e mundur, nëse ka vullnet real”.