Në nisje të seancës së sotme plenare, një debat i ashpër ka shpërthyer mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe kryeparlamentares Elis Spiropali. Noka ka përmendur seancën e djeshme të Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, ku përsëriti akuza ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke e cilësuar atë si “hajduti 2 metra”.

Gjatë fjalës së tij, Noka ka insistuar në kritikat ndaj Beqajt dhe ka kërkuar që të vazhdohet hetimi për veprimtaritë e tij. Megjithatë, kryeparlamentarja Spiropali i ka tërhequr vëmendjen Nokës, duke e paralajmëruar të mos fyejë asnjë deputet dhe të respektojë rendin e ditës, duke kaluar në diskutimet e tjera të agjendës.

‘Noka: I burgosur për vjedhje guxon të sulmojë të agresojë Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e komisionit hetimor të shëndetësisë. Në vend të jap llogari, ishte i thirrur në betim.

Spiropali: Çdo njeri ka të drejtën e dinjitetit, mos përmendni.

Noka: Zonjë, një hajdut, 2 metra i gjatë ka vetëm dinjitetin e hajdutit.

Spiropali: Ju tërheq vëmendjen. Nuk është procedurë kjo.

Noka: Ajo sjellje tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutët. Të njëjtët gjë që bëtë me Olta Xhaçkën, me Frida Krifcën. Megjithëse i burgosur u përpoqët tjetërsoni. Shkelni çdo normë. Komandanti i gardës duhet të mbajë përgjegjësi. Mbrëmë pa asnjë punonjës garde në sallën ku zhvillohej komisioni. Hajduti 2 metra bashkë me avokatin guxonin të intimidonin deputetët. Edhe ju në sallën e Kuvendit keni urdhëruar gardën

Spiropali: Zoti Noka përfundoni, edhe pse nuk ishte për procedurë. Nuk ka penguar kush as hetimin.’