Tensione janë shënuar jashtë ambienteve të Parlamentit, teksa vijon seanca plenare.
Sipas informacioneve situata është përshkallëzuar pas përplasjes së disa protestuesve me efektivët e Policisë dhe mosbindjes ndaj urdhrave të tyre.
Në vijim të incidentit, uniformat blu kanë shoqëruar dy protestues, të cilët dyshohet se kanë kaluar perimetrin e sigurisë, duke tentuar t’i afrohen hyrjeve të Parlamentit.
Ndërkohë, në ambientet e Kuvendit ka nisur seanca plenare.
