Seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione dhe ofendime mes deputetëve të PS-së dhe PD-së.

Gjatë seancës, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dëgjohej të përplaste fjalë me deputetin demokrat Flamur Noka, i cili i tha “o injorant”. Pas kësaj, Balla kërkoi që Noka të përjashtohej nga seanca.

Për të qetësuar situatën, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u detyrua të ndërpresë seancën.