Seanca plenare për votimin e amnistisë është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve në Kuvend.

Gjatë diskutimeve, deputeti Agron Shehaj ka ngritur tonet ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili kishte mbërritur në seancë pas një vizite në Romë.

Shehaj i ka kërkuar dorëheqjen kreut të qeverisë, duke shkaktuar tension në sallë, ndërsa kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërhyrë disa herë për të qetësuar situatën.

Pas përshkallëzimit të debatit, Peleshi ka vendosur përjashtimin e Shehajt nga seanca plenare, ndërsa votimi për amnistinë ka vijuar mes klimës së tensionuar në sallë.