Ende pa nisur seanca plenare, në sallën e Kuvendit kanë nisur tensionet.
Gjithçka ka nisur pasi disa deputetë të Partisë Demokratike kanë zënë vendet e ministrave në sallë. Nga pamjet që po tansmetohen në një video-live në llogarinë e Facebook të Sali Berishës, shihen që disa prej deputetëve të ulur janë Flamur Noka dhe Klevis Balliu.
Nga ana tjetër, Berisha dëgjohet të japë urdhra duke u thënë deputetëve që të shkojnë lart tek karriget e ministrave. Ndër të tjera, ai u thotë gardistëve se do të përballen me pasoja të rënda nëse prekin me dorë deputetët.



