Seancat në Kuvend janë shoqëruar me tensione mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, pas fjalës së deputetit të Partisë Socialiste, Ardit Bido.

Deputeti Agron Shehaj ka tentuar të bllokojë zhvillimin normal të punimeve, duke mos lejuar që Luçiano Boçi të merrte fjalën, me pretendimin se kishte të drejtë për replikë.

Shehaj ka deklaruar se Bido e kishte përmendur në mënyrë indirekte gjatë fjalës së tij dhe për këtë arsye kërkonte të përgjigjej.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, është shprehur se sipas tij deputeti Bido nuk i është referuar drejtpërdrejt Shehajt gjatë diskutimit.

Peleshi: Uluni.
Shehaj: Kush është Adam Smith?
Peleshi: Unë nuk mund ta di që iu referua juve si Smith. Unë nuk e di që jeni Adam Smith. Nga ta gjej!?