Një incident ka shënuar protestën e 86-të të zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, ku një person është shoqëruar në komisariat pas një përplasjeje fizike.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur mes një burri dhe një gruaje, të cilët dyshohet se janë pjesë e së njëjtës familje.

Burri shihet teksa godet gruan fillimisht me bërryl dhe më pas me një shkop.

Pas incidentit, ai është shoqëruar nga Policia në Komisariatin Nr. 1, ndërsa pritet të sqarohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes tyre.

Ngjarja ndodhi në zonën ku po zhvillohej protesta e përditshme para Kryeministrisë.