Është rikthyer skenari i dhunës dhe trazirave para godinës së Kryeministrisë nga protestat e opozitës.

Me përfundimin e fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha, disa protestues kanë hedhur fishekzjarrë drejt godinës së Kreyministrisë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e Policia e Shtetit, të cilat kanë marrë masa për shpërndarjen e turmës me ane te ujit.

Protesta e PD nisi pak pas orësh 19:00, ku u rikthyen fjalimet me mesazhe politike. Sakaq, mbeten për t’u parë hapat e radhës që do të ndjekin demokratët në protestën e sotme.