Një konflikt i miturish ka ndodhur në lagjen nr. 2 në Kukës, ku disa të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç janë përfshirë në një përleshje me mjete rrethanore për arsye të paqarta. Si pasojë e konfliktit, një 15-vjeçar ka marrë dëmtime të lehta.
Policia ka identifikuar dhe shoqëruar 5 nga të miturit e dyshuar në komisariat, ku ata janë intervistuar në prani të familjarëve dhe një psikologu. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat dhe për të dokumentuar ngjarjen në mënyrë ligjore.
Kukës/ Informacion paraprak
Në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 prej persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
