Një sherr mes dy personave mbrëmjen e së martës në Fier ka përfunduar me plagosjen e një 33-vjeçari. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i riu ka marrë dëmtime gjatë konfliktit dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim. Forcat e policisë po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë
Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
