Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate, mes deputetit Ralf Gjoni dhe ministres Belinda Ballaku. Teksa Balluku po fliste mbi projektligjin për sektorin minerar, deputeti Gjoni ndërhyri nga vendi, duke iu drejtuar ministres me “ej, ej”.
Gjoni ndërhyri duke pyetur se cila kompani e sponsorizon këtë projektligj.
Kjo solli edhe reagimin e ashpër të Ballukut, e cila ironizoi Gjonin duke i thënë se është djalë me kulturë dhe nuk duhet të flasë kështu. “Një djalë me edukatë pse duhet të flasë me ej, mi etj etj. Mos më ndërprit je djalë me kulturë.”
“Ej ej, ktë çe ke ktë ej ej. Pyetjet retorike skaduan në fushatë elektorale. Këtë me sponsorizime e dini ju më mirë, pasi keni funksionuar me anë të sponsorizimeve. Edhe njëherë ne nuk punojmë me sponsorizime i dashur Ralf.
Ne i sjellim në komision, kemi pasur të gjithë kohën për të diskutuar për këtë projektligj, sot do të votohet. Kështu që pyetjet retorike për fushatë elektorale kanë përfunduar”– u shpreh Balluku.