Protesta e sotme në Tiranë është shoqëruar me momente tensionesh gjatë marshimit të qytetarëve pranë selisë së Partia Demokratike e Shqipërisë.

Teksa turma ka vijuar me thirrje dhe pankarta, një person i pranishëm në ambientet e selisë së PD-së ka reaguar ndaj protestuesve duke bërë një gjest fyes me gishtin e mesit, çka ka shkaktuar menjëherë reagime nga ana e tyre.

Pas këtij momenti, janë regjistruar shkëmbime verbale mes disa qytetarëve dhe personit në fjalë, por situata nuk ka kaluar në përplasje fizike.

Marshimi ka vijuar më pas normalisht drejt destinacionit të radhës, ndërsa protesta po zhvillohet në kuadër të tubimeve të përditshme në kryeqytet.